Robotë që parkojnë makinat në aeroport, të quajtur STAN do të testohen në gusht në Gatëick, aeroportin në Mbretërinë e Bashkuar. Pa marrë parasysh se sa mirë mendoni se mund të parkoni, Stan mund ta bëjë më mirë. Mos u ndjeni të dekurajuar, por ky robot nuk ka nevojë për hapësirë, ai mund ti parkojë makinat sa më afër të jetë e mundur me njëra-tjetrën.
Stan është një robot i vogël në stilin e vet, i cili do të marrë automatikisht makinën tuaj dhe do ta lëshojë atë në një hapësirë ultra të ngushtë, pa pasur nevojë t’i përdorë çelësat. I krijuar nga Stanley Robotics dhe do të testohet në Aeroportin e Gatëick në gusht të këtij viti. Sistemi dhe robotët tashmë janë provuar me sukses në aeroportet në Paris, Lyon dhe Düsseldorf, dhe tani duket sikur do të vijnë në Britani të Madhe.
Qëllimi kryesor për Stan është rritja e numrit të automjeteve që mund të parkohen në një zonë të caktuar dhe testimi në Gatëick duhet të lejojë hapësirë për 270 makina të parkuara në mënyrë robotike, ku deri tani njerëzit kanë mundur të përshtatin vetëm 170 të tilla. E gjithë sistemi tingëllon shumë i thjeshtë duke pasur parasysh fushën e minuar që është parkimi i aeroportit dhe kjo është një pjesë e teknologjisë autonome që do të vijë shumë në ndihmë.