Ngrohja globale përbën një kërcënim shumë më të madh se lufta bërthamore, paralajmëroi presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Sipas tij, ndryshimi i klimës është gjëja më e madhe për të cilën duhet të shqetësohemi.
“Ngrohja globale është kërcënimi i vetëm më ekzistencial për njerëzimin me të cilin jemi përballur ndonjëherë, duke përfshirë armët bërthamore”, iu drejtua Biden një grupi mbështetësish në Upper East Side.
Lufta bërthamore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që kur Rusia nisi një luftë me Ukrainën. Vetëm në nëntor të vitit të kaluar Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte frikë se fuqitë bërthamore ishin në prag të një konflikti të armatosur të drejtpërdrejtë dhe se Perëndimi duhet të ndalojë provokimet inkurajuese me armë të shkatërrimit në masë, të cilat mund të çojnë në pasoja katastrofike.
