Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë me një djalë. Lajmin e ka zbuluar vetë reperja me anë të një postimi në llogarinë e saj ku ka treguar urimet e ndryshme nga miqtë e saj si Beyonve, Kim Kardashian, Karol dhe shumë të tjerë.
Ajo ka zgjedhur që t’i falenderojë të gjithë për urimet e përzemërta duke pohuar se ndjen shumë dashuri tashmë.
“Jam kaq mirënjohëse dhe në dashuri me djalin tim”, ka shkruar Minaj në një prej postimeve në ‘Instagram’. Kujtojmë se Nicki e bëri publike lidhjen me partnerin e saj, Kenneth Petty vitin e kaluar dhe që prej atëherë pranoi se ndihej e dashuruar dhe gati për të pasur një familje.