Aktorja e njohur Hazal Kaya, dhe bashkëshorti i saj, Ali Atay, u martuan në vitin 2019 dhe sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin Fikret Ali. Pak ditë më parë, çifti ndanë me të gjithë lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë, madje kanë zbuluar edhe gjininë. Aktorja e njohur për rolin e Nihalit të ‘Dashuri e ndaluar’ do të bëhet nënë e një vajze.
Duke rrëfyer se e do shumë mëmësinë, aktorja bukuroshe tha se është rreth 3 muajshe shtatzënë. Madje, ka të fiksuar që tani emrin me të cilin do të pagëzojë vogëlushen e saj. Do të quhet ‘Leyla’.
Në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, Nihal zbuloi se fëmija i dytë do të jetë vajzë dhe se do të quhet Leyla: ‘Leyla po vjen…’, – shkruan aktorja në fotot e fundit të saj.