nalisti Nikollë Lesi në një intervistë u shpreh se protesta e 3 marsit do të jetë e dhunshme, pasi sipas informacioneve që ai disponon, Gjykata e Apelit nuk ka për t’ia dhënë vulën Sali Berishës. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Lesi tha se Berishës i takon vula e partisë pasi ai ka më shumë elektoral, krahasuar me grupin tjetër të Enkelejd Alibeaj.
“I takon vula se elektorali është me Sali Berishën, është fakt elektorati është me të, Apeli t’i japë vulën Berishën se i takon atij. Nuk do ia japin Berishës, siç po qarkullojnë, 3 marsi do jetë e dhunshme, nuk është mirë, informacionet janë që nuk do ia japin atij”, tha Lesi.
Mirëpo, analisti Ilir Yzeiri thotë me bindje se Berisha nuk ka elektorat dhe tha se lufta e tij është personale, jo për parime.
“Ai nuk është njeri normal, ai është shpallur hajdut. Lufta e tij është personale, nuk ka elektoral, këto janë përralla. Ai ka një grup të caktuar që besojnë se ka lidhje me ty gati lidhje hyjnore”, tha Yzeiri.