Duket se ka marrë fund dakordësia mes Rithemelimit dhe maxhorancës në seancë plenare.
Tensionet janë rikthyer në sallën e Kuvendit, ndërsa shkak është sërish Sali Berisha.
Sakaq, ndërsa deputetë të Rithemelimit, janë ngritur në këmbë para Foltores, kryeparlamentarja Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin Flamur Noka, për shkak të gjuhës jo etike në seancë.
