Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti këtë të mërkurë në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së, Ambasadorin Michael Tarran. Nikolla dhe Ambasadori Tarran diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Prezencën e OSBE-së për avancimin e reformave, reformën zgjedhore, modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe rritjen e transparencës së veprimtarive parlamentare.



