Nis derbi Tirana-Partizani, me rreth 18 mijë tifozë në stadium nga të dy kampet, në një ndeshje me shumë peshë për kampionatin.
FSHF ia ka besuar këtë duel arbitrit fierak, Kreshnik Cjapi. Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo të kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR do jetë Florian Lata. Kolegjiumi i Arbitrave në FSHF e ka pasur të vështirë për të zgjedhur një arbitër për këtë duel, teksa shorti i ka buzëqeshur arbitrit Cjapi. Këtë sezon në Superligë, fieraku ka arbitruar 12 duele, teksa 3 duele ka vendosur drejtësi në Kategorinë e Parë. Për këtë duel janë shitur 18 mijë bileta.
Nëse bardheblutë fitojnë, do kenë një dorë te titulli, e nëse e bën Partizani, do parakalojë Tiranën në vend të parë, barazimi i mban dy pikë larg njëra-tjetrës, në 4 javë të mbetura.