Gjykata e Posaçme nisi gjyqin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim themeli sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme që evidentoi fshehjen e një apartamenti prej tij në Vlorë. Tushe më herët është dënuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dënim që e ka shlyer. Më 4 nëntor pritet të përballet me nje tjetër kërkesë dënimi ndaj tij për çështjen e re.
Postime te ngjashme
Add A Comment
