Sipas ministres së Turizmit Ulza është një prej perlave pak të zbuluara dhe mund të jetë një prej atraksioneve turistike në vend.
Sëbashku me stafim e Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Kumbaro ka ndjekur hartimin e projektit Eko Park Ulza.
Deri në fund të vitit ky projekt i rëndësishëm për zonën do të përfundojë dhe pas investimit do të krijohet një muze i mirëfilltë.
Postimi i Kumbaros:
Në mbikëqyrje të hartimit të projektit për Eko Park Ulzën, së bashku me stafin e AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët,
Ulza është një prej perlave pak të zbuluara që ka një vlerë të çmuar në biodiversitet po e po, ama mund të jetë edhe një bizhu në atraksionet turistike të zhvillimit të qëndrueshëm
Hartojmë projektin deri në dhjetor me fokus ndërhyrjet në infrastrukturën përgjatë liqenit, krijimin e shtigjeve natyrore, ndërtimin e qendrës së vizitorëve, restaurimin e urave, krijimin e hapësirave për kamping dhe ndër gjërat më fantastike rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itenerarin turistik, si një trashëgimi industriale plot histori prej nga mund të krijohet një muze i mirëfilltë!
E prej vitit tjetër nisim zbatimin në terren, gjë për të cilën jemi kujdesur ta përfshijmë me prioritet edhe në buxhetin e Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vitin