Ka nisur me 1 orë e gjysmë vonesë seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës! Menjëherë pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nisur punimet plenare, në sallë janë vendosur 82 deputetë, nga 80 të nevojshëm për të zhvilluar “raundin e parë”.
Në sallë bashkë me kolegët ndodhet edhe vetë Vjosa Osmani, e cila sapo ka hyrë ka përshëndetur deputetët e LDK-së dhe më pas ka takuar për pak çaste Behgjet Pacollin, një prej zërave kritikë ndaj saj.
Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta. Konfirmimin për kandidimin e tij e ka dhënë vetë Bejtja ku është shprehur se është një kandidat serioz për këtë pozitë.