Në sektorin ‘Iliria’ në plazhin e Durrësit ka nisur ndërhyrja për heqjen e materialeve të brave dhe restoranteve për zgjerimin e shëtitores.
Për zgjerimin e shëtitores, janë njoftuar subjektet që kanë struktura të ndryshme në gjurmën ku kalon projekti duke i zhvendosur.
Nuk bëhet fjalë për objektet e mëdha por për çadrat dhe strukturat e lehta. Pasi kanë marrë njoftimin, subjektet po i zhvendosin vetë.