Në orën 17:00 ka nisur seanca plenare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë seanca po zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e deputetëve të mazhorancës.
Lexo edhe :
Related Posts
Një pjesë e deputetëve të opozitës, të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi po protestojnë së bashku me disa qytetarë jashtë Parlamëntit.
Ndërsa një pjesë tjetër, po “luftojnë” me Gardën në tentativë për tu futur brenda.
Por në seancën e kësaj të hëne në sallë mungojnë edhe Lulzim Basha dhe deputetët që janë krah tij.
Diskutimet janë hapur nga deputeti i PS Petro Koçi, i cili ka folur për takimet e fundit që ka zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë./