Drejtori i Kadastrës Artan Lame bëri të ditur se nis procesi i regjistrimit fillestar të pronave në jug të vendit ku përfshihen Palasa, Dhërmiu, Vuno, Himara, Lukova etj.
“Fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e jugut. Aio është operacioni më i madh kadastral i ndërmarr nga shteti shqiptar në këtë zonë. Do të trajtojë 16.500 pasuri private, toka të përfituara përmes ligjit 7501 , shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra e kështu me radhë. Procesi do të trajtojë 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike. Nga ky proces përfitojnë rreth 8 mijë banorë rezident apo të emigruar të këtyre zonave”, tha Lame.
Ai ha se do të jenë ekipet nga Tirana që do të merren me këtë proces, për shkak të ekspertizës më të mirë dhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit mes punonjësve lokalë.