Ka nisur protesta e parë e Partisë së Lirisë për këtë sezon.
Protesta po mbahet te landfilli i Sharrës. I pranishëm është edhe kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat, ai tha se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për të thënë të vërtetën dhe për t’i thënë SPAK-ut që të ndalë drejtësinë me regji.
“Unë sapo kam ardhur. Çdo qytetar që ka ardhur është një zë i fuqishëm për t’i thënë SPAK-ut dhe të gjithëve boll më me drejtësi me regji. Boll burgosët fukarenjtë pse nuk paguajnë faturat e dritave. Ja ku e keni monumentin e korrupsionit”, tha Meta.
Në protestën e sotme do të marrin pjesë eksponentë të ndryshëm të opozitës, por ajo që bie në sy është mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berisha.