Para Kuvendit një numër qytetarësh demokratë janë mbledhur për të protestuar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, që pritet të miratohet sonte në Kuvend. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e cila kundërshton me forcë projektbuxhetin e qeverisë për menaxhimin e financave publike vitin e ardhshëm. Protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë Kuvendit. Organizatorët e protestës kanë ngritur një podium, ku do të mbahen fjalime nga drejtues të opozitës, ndërsa një ekran i madh do të shfaqë zhvillimet që po ndodhin brenda Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet buxheti i vitit 2025.
Add A Comment