Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nis ristrukturimi i Gardës së Republikës, 70 vende të lira Për nivelin bazë “Inspektor” do të jenë në garë të rinj nga mosha 19-30 vjeç

16:10 / January 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1703862754 finalprojekt.00475806.Still102 e1704640232969
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Garda e Republikës do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30 vjeç mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”.

Garda e Republikës do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30 vjeç mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm Taulant Balla fton aplikantët të bëhen pjesë e garës duke plotësuar kriteret për testimin që do të bëhet në datën 29 janar, për të vijuar me 3 fazat e tjera, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=54&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fnis ristrukturimi i gardes se republikes 70 vende te lira ne gare do jene te rinj nga mosha 1930 vjec per nivelin baze inspektor&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

“Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës. Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor.   Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike”- shkruan Balla. 

Ky ristrukturim i Gardës së Republikës vjen pas miratimit të organikës së re në fund të vitit të shkuar që e çon numrin në total në 1.505 për shkak të ndryshimeve edhe të ruajtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm, pas kërcënimeve të fundit për vrasje nga grupet kriminale.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet të Tiranës, ndërsa Ministria e Brendshme  gjithashtu ka publikuar edhe kriteret e nevojshme që duhet të zotërojnë aplikantët që synojnë të garojnë për pozicionet e lira. 

Ministri i brendshem republika Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.