Pasi kaluan dy net në çadra, banorët e fshatit Floq kanë nisur të akomodohen në ambientet e përcaktuara nga Emergjencat Civile. Mësohet se 45 banorë i janë drejtuar shkollës së fshatit, ndërtesë që nuk pësoi dëme nga lëkundjet sizmike.
Ndërkohë, 25 banorë të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë transferuar në dy qendrat sociale në qytetin e Korçës, 70 banorë do të vijojnë të kalojnë natën në çadër, ndërsa pjesa tjetër janë rikthyer në banesat e tyre, të cilat u dëmtuan më pak nga tërmetet.