Moderatori shumë i dashur për publikun, Alban Dudushi ishte i ftuar dje në “Thumb”, ku gjatë intervistës foli më shumë për marrëdhënien e tij me vajzën Joelle e cila tani është në moshën e adoleshencës. Albani tregoi edhe një debat që ka pasur me të bijën së fundmi ku ajo nisi të qante. “Unë jam një baba i përkushtuar dhe këtë e them pa pikë modestie.
Herën e fundit Joelle filloi të qante kur po diskutonim. Ishte një debat ku do të zgjidhnim shkollën ku do shkonte. Dhe i thashë harroje këtë nuk ke për të bërë këtë, nuk e kemi fare në diskutim. Siç janë fëmijët që preken, ajo është dhe në fazën që duhet të formojë personalitetin e saj kështu që e imagjinoj të gjithë inatin e saj ndaj meje”, tregoi Albani.