Vetëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës u hodh një bombë molotov e cila nuk pati shpërthim aq të fuqishëm sa ato të hedhura njëra pas tjetrës në protestën e 11 majit. Bomba molotov është hedhur në tokë dhe jo në drejtim të godinës, flaka e së cilës është shuar shumë shpejt.
“Shpërthimet nga mjetet piroteknike në protestën e opozitës ishin të fuqishme”, – thanë burime nga Policia për Shqiptarja.com dhe është duke u verifikuar për llojin e mjeteve të rrezikshme shpërthyese që u përdorën.
Vetëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës u hodh një bombë molotov e cila nuk pati shpërthim aq të fuqishëm sa ata të hedhura njëra pas tjetrës në protestën e 11 majit. Bomba molotov është hedhur në tokë dhe jo në drejtim të godinës, flaka e së cilës është shuar shumë shpejt.
“Protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit. Ajo u shoqërua me një përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese, të gurëve dhe mjeteve të tjera përfshirë dhe pak bomba molotov.
Si rezultat i dhunës u lënduan policë, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale, si edhe u thyen xhamat e dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Institucione kushtetuese si Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministria u sulmuan sërish sot në mënyrë të jashtëligjshme.
Por krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve.
Megjithatë, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj. Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t’i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme”, deklaroi Lamallari.