Familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet Covid në Tiranë kanë shprehur pakënaqësi për kushtet që ofrohen. Në një pronocim për Fax Neës një nga familjarët e të shtruarve në Spitalin Infektiv u shpreh se po trajtohen në kushte shumë të këqija dhe se kanë bërë kërkesë që t’i largojnë nga aty.
“Trajtimi i duhur mjekësor nuk u ofrohet sepse pacientët në Spitalin Infektiv skanë as kushtet minimale, nuk ka kondicioner, tualeti mizerabël dhe shumë papastërti. I jemi drejtuar të gjithë atyre që janë kompetentë të vijnë të shohin se ca bëhet, me nënën time që e kam të shtruar kam 5 ditë pa folur ndërsa me vëllain kam arrit të kontaktoj. Ai më shprehet se është shumë keq dhe kërkon të dalë nga spitali. Ne të afërmit jemi ankuar për kushtet e këqija dhe mjekët na japin informacion për gjendjen e tyre. Nuk jam i kënaqur, dua t’i nxjerr nga spitali një orë e më parë. Sot do kontaktoj me to dhe pres përgjigjien”– u shpreh familjari