Franca ka mundur Marokun mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0 duke kaluar në finalen e Botërorit ku do të përballen me Argjentinën.
Edhe pse vetëm minuta kanë kaluar që nga përfundmi i ndeshjes në Francë kanë nisur përplasjet e para mes grupeve të tifozëve francezë dhe atyre marokenë.
Mediat kanë publikuar pamjet e turmave të tifozëve që përplasen me njëri-tjetrin dhe hedhin fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike.
Në Nice tifozët francezë dhe marokenë përballen me njëri-tjetrin dhe qëllojnë me kapsolle në Place Masséna, në Nice. Francezët ndjekin mbështetësit marokenë, duke bërtitur: “Arabët jashtë” , “ne jemi në shtëpi”.
Më shumë se 2500 efektivë policie janë vendosur në Paris në rast se situata mes tifozëve përshkallëzohet.