Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisma në Kuvend: Të pezullohen taksat e naftës deri më 31 dhjetor 2022! 

19:38 / March 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksat 1 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kuvend është depozituar nisma për përjashtimin deri me 31 dhjetor 2022 të pagesës së taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për karburantet. Nisma mban firmën e deputetit Petrit Vasili.

“Objektivi i kësaj nisme ligjore është zbutja e efekteve të rënda ekonomike, mbi buxhetet familjare dhe të bizneseve si pasojë e rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe lëndëve djegëse.

Situata ekonomike në Shqipëri, në javët e fundit ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe drastik për shkak të rritjes shumë të lartë të çmimeve të karburanteve si pasojë e të cilave janë rënduar në mënyre kritike buxhetet familjare si dhe kanë krijuar vështirësi tepër të mëdha bizneseve në funksionimin e tyre dhe realizimin e të ardhurave të cilat kanë një rol përcaktues në buxhetin e shtetit.

Një situatë e tillë, provohet edhe me rritjen e menjëhershme dhe në mënyrë eksponenciale të inflacionit, i cili për muajin shkurt arriti shifrën rekord të dekadës së fundit në 3.9%. Situata shumë e rëndë për konsumatorët familjare dhe bizneset kërkon ndërhyrje të mënjëhershme dhe konkrete për t’u ardhur në ndihmë atyre së pari për të mos thelluar varfërinë dhe së dyti për të herë çfarë të jetë e mundur që biznesi të funksionojë sa më normalisht, duke mbrojtur në radhë të parë, punësimin në këto biznese si dhe krijimin e të ardhurave të cilat janë njëherazi dhe një burim themelor për arkën e shtetit” shkruhet në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend.

Masa për pezullimin e dy taksave që ndikojnë ndjeshëm në çmimin me të cilin konsumatorët e paguajnë karburantin, sipas propozuesit, është një mjet për zbutjen e rritjes së çmimit dhe për t’u ardhur në ndihmë buxheteve familjare dhe bizneseve.

Në relacion evidentohet se një propozim i tillë, nuk krijon problem në planin e të ardhurave të miratuar nga qeveria me ligjin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2022 pasi të ardhurat e realizuara në buxhet nga TVSH-ja janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm si pasojë e rritjes në terësi të çmimeve.

“Kjo nismë, do të ndihmojë gjithashtu që konsumi i familjeve shqiptare dhe ecuria e biznesit të ketë qendrueshmëri. Për këto arsye, shumë të rëndësishme miratimi i këtij projektligji me procedura të përshpejtuara për shkak dhe të situatës kritike. Kjo është rruga e vetme për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kapërcimin e këtij momenti shumë të vështirë, ndërkohë që nisma të tilla po ndërmerren gjerësisht në vendet e rajonit dhe më gjerë si Kosova, Greqia, Serbia etj” përfundon relacioni.

tirananews.al Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.