Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka bërë bashkë katër parti të opozitës që janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Në një konferencë për mediat, ai tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit. Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Do ikim të marrim formularin për mbledhjen e 50 mijë qytetarëve, dhe deputetët do kërkojnë në parlament referendum për ndryshimin e sistemit. Të minimizohet ndarja rajonale, duhen më pak se 4 rajone. Është pikërisht kjo ndarje që dha 7 mandate plus për PS.
Duhet heqja e herësit, me gjykatë kushtetuese herësi është hequr, duam të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Listat të jenë 100% të hapura dhe zgjedhësi të ketë më shumë se 1 alternativë. Kjo do të dobësonte fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të reflektohet në Kod vendimi i gjykatës kushtetuese për të pasur një prag rajonal”,-tha Shabani.
