Në App Store Zao ka një vlerësim prej 1.9 nga 5 yje dhe mbi 4,000 komente të lëna shprehen negativisht për privatësinë.
Pak ditë pas lançimit të një aplikacioni i cili ndërron fytyrat nga një kompani Kineze, Zao menjëherë u bë viral dhe së bashku me të edhe shqetësimet rreth privatësisë.
Me aplikacionin përdoruesit mund të krijojnë menjëherë deepfake duke përdorur fytyrën e tyre në vend të një personi të famshëm. Aplikacioni është krijuar nga zhvilluesi i platformës së medias sociale Momo dhe është bërë shumë popullor që nga dita e Premte.
Sipas South China Morning Post, postimet me hashtag #zao kanë parë mëse 8 milionë shikime në Weibo, versionin Kinez të Twitter.
Dhe Bloomberg raporton se Zao është në krye të listës së aplikacioneve iOS në Kinë në seksionin e shkarkimeve falas.
Po si funksionon?
Çuditërisht shumë thjeshtë. Përdoruesit mjafton të ngarkojnë një selfie në aplikacion, i cili menjëherë e shkrin me fytyrën e yjeve të famshëm si Leonardo Di Caprio, Sheldon nga Teori Bing Bang dhe John Bradley nga Game of Thrones.
Fytyra juaj menjëherë shfaqet në skenën e filmit të aktorit respektiv gjatë një skene të caktuar.
Por popullariteti i Zao rikthen shqetësimet rreth privatësisë. Kjo sidomos sa i përket ngarkimit të fotove. Sipas publikuesit me të ngarkuar foton, përdoruesit i japin akses dhe të drejta të plota mbi përmbajtjet e ngarkuara.
Në App Store Zao ka një vlerësim prej 1.9 nga 5 yje dhe mbi 4,000 komente të lëna shprehen negativisht për privatësinë.