Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për një rritje marramenëse të çmimit të kanabisit në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Çim Peka live”, Hoxha foli për shifra të “kripura” për vetëm një bimë kanabisi.
Më tej me ironi ai u shpreh se vetëm me një parcelë, deputetët e rinj do ta kalojnë pragun elektoral.
“50 euro për kg ka qënë çmimi i kanabisit. Sivjet kemi çmim shumë të lartë. Një bimë mund të shkojë 5-6 mijë euro. Me vetëm një parcelë e “kalon pragun” elektoral,“-tha gazetari.