Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një ditë burg vlen 6 mijë lekë të reja! Ndryshime në Kodin Penal, veprat e lehta penale konvertohen me pagesë

20:55 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka tashmë në tryezë një draft i cili përmban disa ndryshime në kodin penal.

Bëhet me dije se ky draft parashikon disa dispozita të reja për zëvendësimin të dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në arkën e shtetit.

Nismë e tilla synjnë uljen e mbipopullimit të burgjeve duke u dhënë mundësi alternative për kryerjen e dënimit personave të akuzuar për vepra penale të lehta.

Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e vazhdim, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një̈ shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.

Gjykata shpall vendimin e pa zëvendësuar dhe cakton afatin 10 ditor si kufi, brenda te cilit i dënuari duhet te paguaje shumen e gjobës qe konverton kohen e dënimit me burgim. Pagesa e te hollave në favor të shtetit behet pas dhënies se vendimit. Por ky zëvendësim nuk mund të vendoset pa dëgjuar viktimën nëse ka dhe prokurorin por ne kod ka edhe kufizime pasi përcaktohet se k jo dispozite nuk zbatohet ne rastet e veprave penale te kryera nga nëpunësit publik, veprat penale të korrupsionit, veprat penale kundër drejtësisë, atyre të trafikimit dhe kundër personit apo dhunës ne familje.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe ne llogaritjen e paraburgimit. Ne kodin e ri koha e paraburgimit ose e arrestit në shtëpi, llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes. Kështu një̈ ditë paraburgim baras me një ditë burgim.

Një ditë paraburgim baras me shtate mijë lekë gjobë. Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi. një dite arrest shtëpie është e barabarte me një dite burgim. Një dite arrest shtëpie është e barabarte me 3 mije leke gjobe. Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë pune në interes publik. Kjo mënyrë përllogaritje duhet të zbatohet nga prokuroria e gjykatat në rast se ndryshimet në Kodin penal miratohen dhe hyjnë në fuqi.

Kodi Penal ndryshime pagese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.