Pas rasteve të njëpasnjëshme të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur që të ngrihen në protestë, të dielën në orën 16:00-17:00. Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale, pas dhunimit të gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e kryeprokurores Arta Marku.
GAZETARËT NË PROTESTË
Ditën
e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme
Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës
që po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e
emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për
shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës
së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të
ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm
integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.
Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz
të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë
misionin e medias.
Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve
përgjegjese për të dënuar këto akte,
kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme
të protestojmë.
Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që
Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!