Si pasojë e flakëve të forta, 4 apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën “Sali Butka” në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Banorët janë në pritje të ekspertëve, të cilët do të kryejnë verifikimin e dëmeve nga zjarri si dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.
Pallati 10-katësh ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që nuk njohën kufi dhe u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar, por fatmirësisht nuk shënuan të plagosur dhe asnjë humbje jete.
Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit.