Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Një herë e kam takuar”, flet 30-vjeçarja që lindi foshnjen në bodrum: Jam penduar, mos e bëni kurrë këtë veprim

12:31 / November 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1699787347xfoshnja braktisur 235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

30-vjeçarja që lindi foshnjën në një bodrum në Tiranë pak ditë më parë, ka treguar në emisionin me ”Zemër të Hapur”, se e kishte takuar vetëm një herë djalin me të cilin kishte mbetur edhe shtatzënë. Pasi kreu aktin e rëndë tha se ishte penduar shumë dhe se do ta mbante nëse do të kthehej koha pas. “Jam penduar për veprimin që bëra. Shumë jam penduar. Ishte në dijeni të shtatzënisë, por nuk ishte dakord. Mos e bëni kurrë këtë veprim. Jam e penduar, kam qenë në gjendje jo të mirë. Nuk braktiset një fëmijë. Ta sjellë Zoti, jo ta braktisësh. Nëna reagoi shumë keq, më tha; pse nuk shkove në spital”, tha ajo.

Në kohën që jeni njohur ai ishte vetëm?

Po! Fillimisht marrëdhënia në fillim ishte serioze. Kohët e fundit jo! Keqkuptime. Gjëra pa vlerë. Llogari shumë, kërcënime.

Fillimisht nisi si një lidhje serioze?

Po!

E donit për bashkëshort?

Ndoshta! Nuk i dihet asnjëherë jetës. Kur i thashë që isha shtatzënë nuk mbajti përgjegjësi.

A ishte në dijeni familja?

Jo! Mami kohët e fundit. Kisha frikë se çfarë do të ndodhte.

Si i realizonit takimet tuaja?

Një herë e kam takuar atë person. Atje në Korçë. Kam qenë tek dajat dhe në atë rrugë vajta e takova edhe atë. Kam folur në telefon pastaj. Në fillim u duk djalë i mirë, pastaj ndryshoi më mbrapa.

Kur ishit shtatzënë nuk e kishte vënë re askush?

Jo! Kur erdhën dhimbjet shkova për të marrë taksi. Nuk kisha ndjerë asnjë shqetësim. Taksinë e mora për të shkuar në spital. Normal që do të zbulohej më mbrapa. Nuk ke nga e fsheh. Më kapën lindjet aty dhe aty e linda fëmijën. Isha vetëm. E linda në orët e para të mëngjesit. Thjesht e kam lindur, e kam vendosur në divan dhe jam larguar.

30-vjeçarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.