Pas përfundimit të sezonit kanë nisur dhe rrëfimet në “Sekretet e Portokallisë”. Në puntatën e kësaj të diele moderatorja Xhemi Shehu ka rrëfyer dhe diçka për veten, është mjaft supersticioze.
Ajo tha se ka një palë sandale që nga viti 2015, që i vesh në Portokalli, ndërsa në total ka tre, një palë gold, një palë silver dhe një palë të zeza. Xhemi thotë se në shtëpi ka dhe atlete që nuk i ka veshur thjesht për faktin se atë njëherë që i ka mbajtur diçka i ka shkuar ters.
Madje ajo foli dhe për fobinë ndaj maces së zezë. Nëse më del para tha Xhemi nuk e kaloj për qamet. Madje hap krahun të kalojnë makinat e tjera, derisa macja të zhduket pastaj kaloj. Ajo tha se nuk e di nëse ka efekt të kundërt nëse nuk e bën këtë gjë që beson, por në fakt njëherë që e provoi pati fatkeqësi në familje. Një herë që u detyrova ta kaloja macen e zezë tha Xhemi, asaj i kishte vdekur gjyshi, me të cilin ka qenë mjaft e lidhur.
Po ju a jeni supersticioz si Xhemi?