Një qytetar nga Librazhd, 71 vjeç, i cili ishte infektuar me COVID, ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 335 qytetarë kanë dalë pozitive me koronavirus nga kryerja e 1200 testimeve. Numri më i lartë i të infektuarve regjistrohet në Tiranë e Shkodër.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 363 qytetarë.