Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Amarildo Gjergji, ndërsa autor i dyshuar, Emiljano Gjergji, kushërinj me njëri-tjetrin.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.