Një javë pas tërmetëve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, shpresat nuk janë shuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, edhe pse puna është e vështirë.
Pas plot 167 orësh, një burrë është shpëtuar nën rrënoja në Antakya në provincën Hatay të Turqisë Jugore. Pasi është shpëtuar, burri ka përqafuar ekipet e kërkim-shpëtimit.
Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxorr nga rrënojat pas 159 orës, ndërsa një 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar. Po ashtu një 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay rreth 151 dhe 152 orë pas goditjes së tërmetit.