Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një “kameleon’ si Orgesa: “Verën ku ma le”, më pranë shijeve të publikut

13:51 / November 5, 20196 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Orgesa Zaimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Verën ku ma le” nuk është nga ato baladat klasike të vuajtjes nga ndarja, ka një tekst epik të dashurisë që përfundon, me nota trishtimi por me një ritëm me nuanca kërcimi për vazhdimin e jetës.

E kush mund ta sillte më bukur se Orgesa Zaimi, këngëtarja për të cilën mund të themi se nuk do të ishte kaq e suksesshme nëse nuk do të eksperimentonte, ashtu si në këtë pjesëmarrje në “Kënga Magjike”. Rikthehet pas 5 vitesh në këtë event muzikor, dhe mund të themi se për këtë këngë ia vlejti pritja.

Në një intervistë për tirananews.al Orgesa na rrëfen më shumë rreth këtij projekti muzikor, planet e ardhshme, dashurinë për radion dhe familjen e mrekullueshme që është mbështetja e saj më e madhe.

Orgesa e nisim me angazhimin e tuaj më të fundit që është rikthimi në Kënga Magjike pas 5 vitesh, ku kujtojmë që në 2014-tën keni marrë pjesë me këngën “Sa Keq”. Pse ky vendim?

Herën e fundit që mora pjesë në Kënga Magjike isha shtatzënë me djalin dhe ishte mbase një vendim hormonal, (qesh) ndërsa këtë vit është një vendim tërësisht i mirëmenduar dhe i shumë punuar, që prej qershorit. Mos pjesëmarrja dhe mungesa në Kënga Magjike ka qenë vetëm për arsye që s’kisha një këngë të mirë akoma, ia vlejti pritja.

Një vit më parë keni qenë anëtare e jurisë përzgjedhësve të Këngës Magjike për artistët e rinj që do të konkurronin. A ka ndikuar kjo eksperiencë në vendimin tuaj për t’u rikthyer sërish si konkurrente në Këngën Magjike?

Mbase mund të ketë një lidhje prej miqësisë me autorin e këngës Armend Rexhepagiq sepse gjatë kohës kur punonim në Juri lindi dëshira për të punuar bashkë në një këngë. Armendin dhe Aiden i njoh që prej vitit 2006 dhe janë po ata njerëz e artist të thjeshtë po në të njëjtën kohë të jashtëzakonshëm.Të punoje me ta dhe me orkestruesin mikun tim Kledi Bahiti ka qenë një super eksperiencë.

Më herët jeni shprehur se jeni si një kameleon, që përshtateni me gjithçka. Na flisni pak për “Verën ku ma le”, ritme disi ndryshe nga sa jemi ta shohim Orgesën.

Kënga më ka sjellë më afër me atë që mendohet të pëlqeje publiku, por në fakt kënga ka nota trishtimi, ka ritëm ka një tekst kaq të bukur dhe epik të dashurisë që përfundon, por ka edhe nuancë kërcimi dhe vazhdimi të jetës. Patjetër që vij ndryshe sepse një artist po nuk eksperimentoi e ndryshoi s’mund të jetë më i tillë.

Në fakt në këto pesë vite që keni munguar në Këngën Magjike keni qenë pjesëmarrëse në Festivalin e fundvitit në RTSH. Pse zgjodhe mos të marrësh pjesë këtë vit?

Në festivalin e RTSH mu bënë tashmë 3 pjesëmarrje dhe mendova ose të marr pushim ose të mos marr më pjesë. E diskutueshme (qesh). E rëndësishme që unë si artiste e interpretuese kam ardhur në çdo formë gare të ndryshme, kështu arrij t’ju tregoj publikut që mund të këndoj edhe live jo vetëm të vishem bukur.

Krahas projekteve muzikore Orgesën e gjejmë prej vitesh tashmë moderatore emisioni në Club FM. Çfarë mendoni se lidh një këngëtare me radion, dashuri e vjetër e juaja nga e cila nuk do të hiqni dorë ndonjëherë?

Radio është dashuri po aq e hershme sa edhe muzika. Më pëlqen që vazhdoj të jem në radio sepse është kaq personale si eksperiencë, e kam për veten dhe për dëgjuesit e mi besnik. E dua radion sepse magjia e saj mendoj s’do të largohet kurrë, në radio ti ke gjithnjë imagjinatën, të cilën videot dhe kinemaja ose figura na e ka tjetërsuar pak.

Familja, muzika, këndimet live, emision, angazhime në shoqëri (sjell ndërmend këtu aktivizim tuaj në fushatat për Sindromen Doën), ku e gjen gjithë këtë energji Orgesa? A thua ndonjëherë u lodha, s’po ia dal dot më?

Mendoj se lodhem por për të bërë gjërat që bëj kam shumë forcë dhe energji, jam pa përtesë, e gatshme të fal dashuri dhe muzikën e zërin tim në çdo formë. Familja është e para, pastaj vijnë të tjerat.

Bora dhe Kron janë tashmë ndër fëmijët më të famshëm të showbiz, por ndryshe nga shumë të tjerë jo për modelim por me përditshmërinë e tyre që na e sjell mami Orgesa përmes rrjeteve sociale. Vetëm pak ditë më parë Kron na kënaqi të gjithëve me fjalët e tij për “mamin e përkedhelur”. Do të thoshim superaktiv si ju, por tashmë që janë disi më të rritur si e menaxhoni kohën me ta? Sa të ndryshëm dhe të ngjashëm janë me njëri-tjetrin?

Fëmijët janë një mbështetje shumë e madhe për mua, edhe pse të vegjël ata dinë si të më mbështesin, çdo ditë me ta është një aventurë sepse realisht më befasojnë. S’ka qenë qëllim që t’i bëj pjesë të showbizz apo rrjeteve sociale por tundimi për të ndarë këtë lumturi me gjithë botën është i madh, dhe po patjetër dua të mburrem që i kam të dy të dashur sepse janë krenaria ime më e madhe. Janë të ndryshëm por të ngjashëm në dashurinë e tyre, sekreti dhe çelësi deri tani për mua ka qenë pikërisht kjo: sa më shumë dashuri të shprehim e japim te fëmijët besoj aq më shumë do na kthehet mbrapa.

Lexo edhe- Djali i Orgesa Zaimit na lë pa fjalë me pyetjen më të ëmbël që na kishin dëgjuar veshët!

Për të qëndruar tek familja, a keni plan për një fëmijë të tretë? Jeni pro një familjeje te madhe, apo mendoni se eshte angazhim i madh?

Pyetja që me lodh më shumë por edhe më personalja të cilën s’do doja t’i jepja llogari publikut (qesh) interesi duhet të jetë në sa këngë do sjellësh të tjera në vazhdim jo sa fëmijë do bëj sepse të them të drejtën bota ka nevojë për popullsi por unë e kam bërë rolin tim për mëmën natyrë.

Ndonjë videklip në plan?

Kam shumë dëshirë në fundvit por janë plane si dihet si do ecin, e rëndësishme është energjia dhe vazhdimësia e muzikës time. / tirananews.al

orgesa zaimi veren ku ma le
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.