Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Një katastrofë e re”: Si nisi konflikti më i keq i viteve të fundit mes Izraelit dhe Gazës?

23:23 / May 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Israele Gaza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lagje e vogël në kufirin mes pjesës perëndimore dhe lindore të Jeruzalemit është në qendër të tensioneve që ditët e fundit kanë krijuar konfliktin më të keq mes Izraelit dhe Gazës që nga viti 2014, ku 53 palestinezë dhe 6 izraelitë humbën jetën.

I ndodhur rreth dy kilometra në veri të Qytetit të Vjetër, Sheikh Jarrah ka qenë për vite me radhë shënjestra e përpjekjeve ligjore të disa grupeve hebrenjsh, të cilët janë përpjekur të dëbojnë familjet palestineze nga zona, duke pretenduar pronësinë e shtëpive në të cilat ata banojnë.

Në lagjen që ka marrë emrin e mjekut personal të Salahudinit, mbi 70 familje palestineze rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre në javët e ardhshme dhe të zëvendësohen nga hebrenjtë, e kjo falë një ligji të vitit 1970 që u lejon atyre të rimarrin pronësinë e tokës që u përket hebrenjve përpara luftës arabo-izraelite të vitit 1947.

Javën e kaluar, Hamas, organizata islamike palestineze që kontrollon Rripin e Gazës, deklaroi se Izraeli do ta paguante “shtrenjtë” vendimin e tij nëse vazhdon me dëbimet e palestinezëve, si një strategji e caktuar për të larguar ata nga Jeruzalemi lindor, me qëllimin për të ndryshuar përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë. Në vend të kësaj, qeveria izraelite ka deklaruar se e konsideron çështjen si një mosmarrëveshje për pasuritë e paluajtshme mes individëve.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë pritej të dilte të hënën me datë 10 maj dhe që përfshinte katër familje që ishin futur në një konflikt pronësie, i cili u shty për një datë të mëvonshme pas disa javë protestash.

Shtyrja e seancës dëgjimore, e kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit, nuk ka ndaluar ende tensionet që kanë çuar në përleshje të dhunshme palestinezët dhe hebrenjtë në rrugët e Izraelit, duke kulmuar me ndërhyrjen e policisë izraelite të hënën në mëngjes në xhaminë Aksa, e konsideruar si një nga vendet më të shenjta në islam dhe ku rreth 300 palestinezë u plagosën nga gazi lotsjellës dhe plumbat e gomës përgjatë bastisjes së saj.

Si nisi gjithçka?

Britania e Madhe mori kontrollin e territorit të njohur si Palestina pasi sunduesi i asaj pjese të Lindjes së Mesme, Perandoria Osmane, u mund në Luftën I Botërore. Territori banohej nga një pakicë hebrenjsh dhe një shumicë arabësh. Tensioni mes dy palëve u rrit kur komuniteti ndërkombëtar i ngarkoi Britanisë detyrën që të caktonte një “shtëpi kombëtare” në Palestinë për popullin hebre. Për këta të fundit, aty ishte toka e të parëve, por arabët e Palestinës gjithashtu pretendonin të drejtën e asaj toke dhe e kundërshtuan këtë vendim.

Mes viteve 1920 dhe 1940, numri i hebrenjve që mbërrinin në atë territor u rrit ndjeshëm, shumica e tyre largoheshin për t’i shpëtuar përndjekjes në Europë dhe kërkonin një atdhe, pas Holokaustit dhe Luftës II Botërore.

Dhuna mes hebrenjve, arabëve dhe britanikëve, u përshkallëzua. Në vitin 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahej në dy shtete të ndryshme, një për hebrenjtë dhe një për arabët, ndërsa Jerusalemit iu dha statusi i qytetit ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u vu kurrë në zbatim.

Për çfarë nuk bien dakord palët?

Ka disa çështje mbi të cilat Izraeli dhe Palestina nuk mund të jenë në një mendje. Këtu përfshihet e ardhmja e refugjatëve palestinezë, qëndrimi apo largimi i hebrenjve të vendosur në Bregun Perëndimor, ndarja e Jerusalemit dhe ndoshta çështja më delikate; a duhet të kenë palestinezët shtetin e tyre, përkrah atij të Izraelit. Bisedimet e paqes zhvillohen prej 25 vitesh, por deri tani askush nuk e ka zgjidhur dot këtë konflikt.

gazes izraelit katasfrofe konflikti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.