Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nji Mar Nji Mrapsht” aty ku artizanët plotësojnë dëshirat tuaja

16:25 / February 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1548412909445
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Shpesh herë duam të dalim nga rutina të kemi aksesorë dhe orendi të veçanta në shtëpi për tu ndjerë unik. Ju ndoshta nuk e dini, por në tiranë ndodhet një “shtëpizë” ku të gjithë artizanët kanë mundësi të çojnë punimet e tyre. Ky është dyqani “Nji Mar Nji Mrapsht”, ku ju do të gjeni vetën, pasi pjesa më e madhe e këtyre punimeve vijnë të personalizuara, për të mos thënë që tashmë ky është edhe trendi më i fundit për dhurata.

FB IMG 1548412330287

Në një intervistë për Tirananës, Anisa Lloja dhe Manjola Lloja Bushati që janë edhe iniciatoret e kësaj nisme që tashmë e kanë kthyer në një biznes të konsoliduar prej pesë vitesh na tregojnë me detaje për dyqanin, punën e artizaneve dhe pasionin e tyre.

Si lindi ideja për të realizuar një dyqan ku tregtoni vetëm produkte artizanale?

Thuajse pes vite më parë, në mes të marsit të vitit 2014 patëm këtë ide të cilën “nxituam” ta vinim shpejt në jetë. Ndoshta as vetë nuk ishim të bindura se ishte ide e suksesshme biznesi në një vend ku artizanati nuk po vlerësohej, e po ta kishim menduar gjatë mund të mos kishim rrezikuar.

Por me shume guxim e dëshire, e fare pak shpenzime, duke menduar që shumë gjera mund t’i bënim vetë, gjetëm një dyqan të vogël, bëmë vetë arredimin, vetë gjetëm emrin e ndërtuam logon dhe me punimet e tre artizanëve nga Shkodra e hapëm dyqanin me 1 prill.

20190106 164747

Si funksionon biznesi juaj, pra si e keni kontaktin me artizanët?

Ne kemi kontaktuar me shumë se 400 artizane në këto vite. Punimet e më shumë se 270 prej tyre i kemi ekspozuar e shitur në dyqan. Disa i kërkojmë ne, disa vijnë e na kërkojnë. Stili, cilësia, veçantia e mbi të gjitha korrektësia dhe shumë dashuri për punën e dorës e çojnë përpara marrëdhënien tonë me secilin prej tyre.

Cilat janë materialet bazë që përdorni për krijimet tuja dhe ku i siguroni ato?

Çdo gjë. Gurë, dru, qelq, letra, kartone, metale, pëlhure, qeramike, shajak, gjëra që gjenden në natyrë, që riciklohen apo edhe që krijohen nga e para. Artizanë tanë punojnë çdo lloj materiali. Shumë prej tyre e sigurojnë në Shqipëri, por shpesh për detaje e lehtësira blerjet online vijnë në ndihmë të realizimit të artikujve të ndryshëm.

20190106 140944

Nëse unë dua të blej diçka, çfarë mund të porosis në dyqanin tuaj?

Çfarëdo që ke dëshirë! Jo vetëm ato që janë prodhuar tashmë, por edhe një ide e parë diku a një frymëzim i çastit mund të realizohet nga artistet artizanë.

20190202 124632

Shumë nga produktet që ju përdorni mund të përdoren edhe për dhurata, cilat janë më të kërkuarat?

Me kalimin e kohës ka ndryshuar edhe gama e produkteve që shiten më shumë. Me kënaqësi vërejmë se prodhimet e frymëzuara nga tradita shqiptare, qofshin ato dekorative apo funksionale janë gjithnjë e më të kërkuara.

Nëse unë dua të bej një dhuratë sipas idesë time mund ta realizoj te ju?

Patjetër.

Mjafton të vini në dyqan, apo të na shkruani në e-mail, facebook, Instagram, whatsapp. Jemi gjithnjë gati.

Më kanë bërë shumë përshtypje disa vathë me lule natyrale dhe kartolinat e personalizuara, të kujt kanë qenë këto ide?

Screenshot 1 2

Brisi’s Bijoux sjell stoli me lule e rezinë, ndërsa kartolinat mbajnë firmën e disa zonjave, Mary’s Art, El’s Craft House, dakuna…

Jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur në këto vite?

Na kënaq shtimi i artisteve artizanë, mosha e tyre e re, vlerësimet që marrim nga klientet. Por është ende shpejt të flasim për një biznes të konsoliduar. Ka ende shumë, shumë për të bërë./Tirananews.al/

20190116 185007
  • Screenshot 2
  • Screenshot 3
  • Screenshot 4
  • Screenshot 5
  • Screenshot 6 2

Artizanet deshirat plotesojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.