Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një mesazh i futur në shishe bashkoi pas tre vitesh dy adoleshentë. Ajo ishte hedhur në Oqeanin Atlantik, por si u zbulua nga 17-vjeçari teksa peshkonte dhe çfarë shkruhej në të…

22:38 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shishe ne det
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Një mesazh i futur brenda një shisheje ka bashkuar dy adoleshentë përtej Oqeanit Atlantik.

Kjo është një histori e pabesueshme e një shënimi të shkruar nga Sean Smith, i cili në vitin 2018 kur ishte vetëm 16-vjeç, shkruajti një mesazh në kohën e pushimeve në shtetin e vogël Rhode Island, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij, 16-vjeçari shkruante: “Jam 13-vjeç dhe po vizitoj familjen time në Rhode Island. Unë jam nga Vermont. Nëse e gjeni këtë mesazh, ju lutem më kontaktoni me e-mail: messageinabottle2018@gmail.com”

Tre vjet më vonë, mesazhi në shishe u gjet nga një djalë tjetër, i quajtur Christian Santos, 17-vjeç.

I riu e zbuloi shishen në Azores, një arkipelag portugez në mes të Atlantikut, gati 5000 km larg vendit ku u hedh shishja.

Mesazhi i futur aty, bashkoi përfundimisht dy adoleshentë përtej Oqeanit Atlantik.

Christian Santos i tha Boston Globe se ai e gjeti shishen, ndërsa po peshkonte me kushëririn e tij në ujërat e cekëta të oqeanit.

“E mora pasi brenda një shisheje pashë një letër” , tha Christian.

“Mendova se ishte diçka interesante dhe vendosa t’i tregoj edhe nënës time”.

Nëna e tij, Molly Santos, i shpjegoi djalit të saj se masazhi në shishe ka ardhur nga Massachusetts, vendi ku ai kishte lindur pak para se të transferohej në Azore.

Kurioz për të mësuar më shumë rreth autorit të mesazhit, Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet që ishin shkruar brenda shishes.

Ata dërguan një email, por nuk morën përgjigje, pasi Sean e kishte harruar një gjë të tillë dhe kishte hequr dorë nga kontrolli i mesazheve në e-mail.

Pavarësisht kësaj vonese, mesazhi më në fund mbërriti. Nëna e Christian javën e kaluar ndau një postim në rrjetet sociale në lidhje me letrën, duke ngjallur interesin e medias.

1 55

Një javë më vonë, Sean vuri re një lajm që fliste për mesazhin që kishte shkruar në shishe dhe se kjo e fundit ishte zbuluar nga disa persona.

“Reagimi im i parë ishte, çfarë dreqin është ky lajm”, tha Sean Smith për CBS Neës.

Ai tregoi se kjo shishe ishte njëra nga shishet që kishte hedhur bashkë me prindërit në oqean në vitin 2018.

Tashmë Sean ka gjetur një mik apo dikë që nuk do ta harrojë edhe aq lehtë.

“Mendoj se do të përpiqemi të qëndrojmë në kontakt. Ishte një ngjarje shumë e veçantë”, tha ai.

17 vjecari det mesazh shishe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.