OSHEE ka kryer 1 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë në qarkun e Shkodrës, ku ka proceduar 67 abonentë.
Sipas analizës së OSHEE-së, gjatë dy javëve janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.
Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 67 konsumatorë (biznese dhe familjarë).
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.