Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ulë çmimin e karburantit.”Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. ”Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë”, është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, shkruan Bardhi. Po ashtu thekson se do të hiqen nga çmimi i karburantit taksat e rritura gjatë 12 viteve.
Postimi i plotë
Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.
Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.
Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve. Në 11 Maj, VOTO nr. 1 ”Koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.