Një burrë 68 vjeç është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në banesën e tij, në Bodrishtë të Dropullit.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.K., i cili jetonte vetëm.
Dyshohet se 68-vjeçari ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.