Një person është arratisur nga komisariati i Policisë në Suharekë.
Policia e Kosovës bën me dije se i burgosur ka arritur që të largohet pasi i është caktuar masa e dënimit me burg.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit.
Njoftimi i Policisë:
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar.