Avionë që përplasen dhe rrëzohen, janë shtuar kohët e fundit. Sipas ekspertëve të aviacionit, këto incidente nuk janë të papritura. Një ish-pilot dhe hetues i aksidenteve ajrore paralajmëron se standardet e sigurisë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit.
Për të probleme serioze kanë filluar me prodhuesin e avionëve Boeing, i cili ka lëshuar në treg avionë me defekte, siç ishte Boeing 737 Max, që shkaktoi dy aksidente me 346 viktima në vitet 2018 dhe 2019.
Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët punojnë nën stres të madh. Ekspertët paralajmërojnë se incidentet do të shtohen nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
Përplasja e një helikopteri Black Hawk me një avion pasagjerësh mbi Washington DC dhe një aksident në Philadelphia që i mori jetën 7 personave ka rritur shqetësimin publik për sigurinë ajrore.