Deri në muaj më par, të gjithë dukeshin të sigurt se Mançester Siti do të shpallej kampion në Angli, por paraqitjet e fundit të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, kanë bërë që të rihapet plotësisht lufta për titullin në Premier Ligë.
Sot, barazimi 0-0 në ndeshjen e prapambetur nga Kristal Palas, ka bërë që diferenca e Mançester Sitit me Liverpulin të shkojë në 4 pikë, por me të kuqtë që kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Ndërsa pas pak javësh është edhe dueli direkt mes dy skuadrave që mund të vendosë gjithçka.
Skuadra e Guardiolës provoi në të gjithë mënyrat që të gjente rrugën e rrjetës ndaj një kundërshtari të vështirë, të mbledhur mirë në mbrojtje. Kanselo dhe De Bryjn iu afruan më shumë golit, por të dy u ndalën nga shtyllat e portës së mbrojtur nga Guaita, duke siguruar vetëm një pikë nga ky duel.