Një makinë e drejtuar nga një femër ka rënë në gremimë në afërsi të Qafë Buallit, në vendin e quajtur Dushku i Kuq, 7 kilometra në lindje të Klosit. Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat bënë me dije se shoferë të linjë Tiranë-Peshkopi kanë telefonuar në zyrën e informacionit Burrel dhe kanë sqaruar se një mjet ka rënë në greminë, bashkë me drejtuesen, që thuhet se është një vajzë rreth 30 vjece.
Efektivë të Postës së Policisë Klos kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por për shkak të motit të keq, errësirës dhe terrenit të thyer nuk kanë arritur ende në fundin e greminës, por nga thirrjet e të aksidentuarës thuhet se ajo ka pësuar vetëm fraktura.