Peshëngritësi Erkand Qerimaj, akuzon Federatën e Peshëngritjes, duke thënë se ka mbajtur të fshehur rastin e një sportisti të kapur me doping. Edhe pse nuk e bën publik emrin e peshëngritësit, në një postim në Facebook, Qerimaj kërkon largimin e presidentit të federatës.
“Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga Federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin. Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje te reja”, shkruan Qerimaj.
Me një karrierë 22-vjeçare, Qerimaj u shpall së fundmi nënkampion europe në turneun që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë. Qerimaj u shpall nënkampion Europe në stilin e shkëputjes, me 155 kilogramë të ngritura, duke marrë medaljen e argjendit në kategorinë deri në 81 kilogramë.