Një tërmet i ndjerë fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në Greqi.
Lëkundja sizmike u regjistrua 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Rodos në orën 22:19 ora lokale.
Instituti Gjeodinamik grek e jep epiqendrën në një pozicion 18 kilometra në jug të Lindos dhe thellësinë fokale në 37.7 kilometra.
Ndërsa shërbimi evropian EMSC raporton se tërmeti u ndje edhe në Turqinë fqinje.