Hudhra është një bimë e jashtëzakonshme dhe ka fuqi anti-bakteriale, parandalon të ftohtin, arteriosklerozën, sëmundjet e veshkave dhe forcon kapilarët e gjakut.
Në mjekësinë kineze, hudhra përdoret për një shërim total të trupit.
Udhëzime:
Në mëngjes fusni në gojë një thelbi hudhër, mbajeni në gojë për 30 minuta. Pështyma bashkë me përbërësit e dobishëm të hudhrës, hyn në gjak, pastron kapilarët dhe nyjet limfatike.
Ndërkohë, hudhra ul gjakderdhjen orale dhe forcon mishrat e dhëmbëve.
Më pas hidheni pjesën e mbetur nga hudhra dhe lani dhëmbët. Nëse ende ndjeni në gojë shijen e saj, fusni një kokërr kafeje apo pak majdanoz. Disa gllënjka qumësht, do e heqin tërësisht nga goja juaj erën e pakëndëshme të hudhrës.
Pse të mbajmë hudhër në gojë?
- Pastron në mënyrë të përsosur gjakun
- Ul ndjesinë e urisë
- Parandalon gripin dhe sëmundje të tjera respiratore
- Përmirëson në mënyrë të shkëlqyer imunitetin
- Kuron aneminë
- Premton shërim kundër bronkitit të vazhdueshëm
- Sjell përfitime për veshkat dhe fshikëzën
- I bën lëkurën dhe poret të buta dhe të lëmuara
Marrë nga dietologia dhe nutricionistja Anila Kalleshi