Parma ka emëruar së fundmi si trajner të Primaverës ish-asistentin e De Biazit te Shqipëria, Marko Veroneze. 43-vjeçari ka marrë kështu një post shumë të rëndësishëm, i cili lidhet ngushtë me të ardhmen e një klubi me tradita si Parma.
Ndërkohë, falë lidhjeve të tij më të hershme me Shqipërinë, Veroneze mund të ketë në vëmendje edhe të rinjtë shqiptarë, për t’i ofruar një mundësi më shumë. Është e ditur prezenca e shumë futbollistëve me origjinë shqiptare , në skuadrat e moshave të ekipeve italiane.
Mjafton të përmendim rastin e Anxhelo Ndreckës, i cili në sezonin e kaluar edhe debutoi në Serinë A me Kievon, apo kapiteni i Primaverës së Fiorentinës, Erald Lakti. Në këtë formë, edhe Veroneze mund të zbulojë ndonjë talent të radhës në shkollën e Parmës.