Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video, ku shihet ministrja e Arsimit, Evis Kushi në shtëpinë e Denisës në Xibrakë, teksa i ka dhënë librat dhe mjetet shkollore.
“Ministrja Evis Kushi, vizitë tek Denisa e vogël në Xibrakë të Elbasanit, për t’u siguruar që vogëlushes nuk i mungon asgjë për të ndjekur rregullisht vitin e ri shkollor.
Suksese Denisës dhe çdo nxënësi në datën 27 Shtator e në vijim🤗” shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që një vitë më parë Denisa e vogël humbi ditën e parë të shkollës pasi i mungonin mjetet shkollore dhe familja nuk kishte mundësi t’i blinte.